Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Vlorë, e “fundos” kontrolli në banesë

0
Gjigandi

Policia e Vlorës sekuestron kokainë dhe një sasi parash në Vlorë në banesën e një 35-vjeçari, i cili po ashtu ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit “Llogaraja”.

Njoftimi i plotë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me seksionin operacional pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas në zonën e Llogarasë merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar në zonën e Llogarasë, operacionin policor të koduar “Llogaraja”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

RonaTyra

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu