Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku në Durrës

0
Gjigandi

Akil Nerjaku është arrestuar me urdhër të SPAK në Durrës.

Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022.

Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G Class”, por i ka shpëtuar plumbave. Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije në shtator të vitit të kaluar se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe se plumbat ndaj tij ishin një paralajmërim për Akil Nerjakun. Akil Gentjan Nerjaku është një person me precedent të mëparshëm penale, pasi rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu