Arrestohet ish-sportisti shqiptar në Britani/ Braktisi ëndrrën e futbollit për shtëpinë e barit

0
Gjigandi

 

Një ish-futbollist profesionist nga Shqipëria u kap duke punuar në një shtëpi të përshtatur për prodhimin e kanabisit pasi ky i fundit emigroi drejt Britanisë së Madhe ilegalisht.

Kur policia ndërhyri në shtëpinë e përshtatur në një plantacion kanabisi ata zbuluan se e gjithë prona ishte dedikuar për prodhimin e drogës me bimët për të cilat kujdesej shtetasi shqiptar Elsion Koka.

Në total, policia gjeti 289 bimë me nivele të ndryshme pjekurie dhe një ekspert i drogave vlerësoi se rendimenti i mundshëm i bimëve mund të ishte deri në 24 kg me një vlerë në rrugë deri në 125,000 £. Gjatë ndërhyrjes në shtëpi ndodhej edhe i pandehuri Koka, i cili pasi u arrestua dhe u intervistua dhe nuk pranoi të flasë.

Gjykata e Swansea mori vesh se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti dhe kishte pritur që të gjente punë në ndërtim.

RonaTyra

26-vjeçari, nga Stanley Terrace, Mount Pleasant, Swansea, pranoi se prodhonte kanabis. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. Hywel Davies, duke zbutur, tha se i pandehuri kishte ardhur në MB për të fituar para për t’i dërguar në shtëpi familjes së tij në Shqipëri.

Gjatë mbrojtjes së Kokës, avokati i tij tregoi se i riu kishte qenë një futbollist profesionist për një periudhë dhe ishte një njeri me arsim të lartë me një diplomë Master në shkencat sportive. Sipas mediave britanike ai tha se duke pasur parasysh statusin e emigracionit të Kokës, një dënim ishte i pashmangshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu