Arrestohet 38-vjeçarja në autobusin e linjës Berat-Athinë, kishte 10 pako me kokainë dhe heroinë …

0
Arrestohet 38-vjeçarja në autobusin e linjës Berat-Athinë, kishte 10 pako me kokainë dhe heroinë …
Gjigandi

Policia Kufitare në Kakavijë ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier, pasi është zbuluar se transportonte lëndë narkotike të dyshuara si heroinë dhe kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu