Arratiset i ndaluari në kërkim ndërkombëtar, pranga dy policëve

Dy policë janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Në pranga kanë përfunduar policët: Musa Bisheva dhe Gezim Shabanaj. Ata ishin me shërbim në pikën kufitare të Morinës.

Sipas akuzës dy efektivët nuk kanë bërë detyrë, gjë që solli dhe arratisjen e një të ndaluari nga Kosova. Bëhet fjalë për Xhevat Thaçin, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” për ngjarjen që ka ndodhur më 13 korrik kur Xhevat Thaçi, i ndaluar prej tyre, iu ka ikur nga duart teksa po e shoqëronin. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *