Ardian Bujupi me fjalë të ëmbla uron të dashurën për ditëlindjen

0
Gjigandi

Prej pak kohësh, këngëtari Ardian Bujupi po shijon romancën e tij të re me një modele indiane, e cila quhet Sabrine Khan.

Vajza në fjalë është modele në klipin e ri të këngëtarit të titulluar “Modela” dhe duket se ky projekt ka qenë një ogur i mirë për Bujupin. Ai jo vetëm që ka njohur modelen tërheqëse, por mes tyre paskan lindur edhe shkëndija.

Duket se gjërat janë bërë aq serioze mes çiftit, saqë këngëtari dhe Sabrine kanë vendosur ta bëjnë tashmë “zyrtare” marrëdhënien.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale fotot në shoqërinë e njëri-tjetrit janë të shumta, teksa videot e tyre të TikTokut janë bërë virale. Ardian prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri pasi ka xhiruar këngën në bashkëpunim me Xhensilën, që del të premten, duke kaluar kështu pak kohë larg Sabrine-s. Fatkeqësisht, duket se ky projekt ka bërë që çifti të jetë larg edhe në një ditë të shënuar siç është ditëlindja e modeles.

RonaTyra

Megjithatë, këngëtari nuk ka hezituar ta uroj në Instastory, ku ka publikuar dy foto: një ku shfaqen të dy dhe një të Sabrine, teksa mbi foto ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu