Ardhja e Fehmi Lladrovcit në Kosovë sillte frikë për Thaçin, Veselin, Halitin e Sylën, pse nuk u takuan në Tiranë

3

“Katërshja” që pengonte celulat e para të UÇK-së, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli dhe Azem Syla, ishin edhe pengesa kryesore pse Fehmi Lladrovci nuk ka ardhë më herët në Kosovë nga Gjermania.

Komandanti lexhendar Adem Jashari ishte i vetmi që ka këkuar me këmbngulësi ardhjen e Fehmi Lladrovcit në Kosovë, i cili ishte kryetar i LPK-së për Gjermani.

Kreu i BKD-së, Gazmend Islami thotë se ardhja e Lladrovcit në Kosovë, do i largonte “katërshen” edhe më shumë larg luftës të cilët edhe ashtu nuk qëndronin në Kosovë, por jasht.

Por, ishte vet Fehmi Lladrovci që me këmngulësi kishte ardhur në Kosovë por nuk ishte mirëpritur prej Xhavit Halitit, i cili edhe pse duhej të takonte në Shqipëri, Lladrovcin nuk e takoi.

“Ardhja e tij në Kosovë dhe rënia në pritë e Fehmi Lladrovcit me grupin e tij, që ishte edhe Luan Haradinaj e që vritet në atë betejë është një mjegull e madhe. Kjo “katërshe” me ndihmen e Shërbimit Inforamtiv të Shqipërisë, ka arritë të paralizoj të gjithë me vrasjen e Zahirit, Adem Jasharit dhe Ilir Konushevcit. Sepse në letren e shkruar nga kryekomandanti lexhendar Adem Jashari në fund të vitit 1997 kuptohet gjendja e tij se cfare është. Pra këtu shihet se këta kanë krijuar një rreth në Tiranë dhe nuk e kanë lejuar asnjë furnizues të dërpërtoi në Kosovë pa pëlqimin e tyre pasi i kishin lidhjet e fuqishme me shtetin shqiptar”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Kreu i BKD-së thotë se Ilir Konushevci ishte furnizues i pavarur i luftës së UÇK-së dhe pas vrasjes së këtyre figurave të larta të UÇK-së, kemi pasur qindra komandant të vetshpallur.

Islami kërkon edhe prej historianëve që të merren me kapitullin e UÇK-sa prej fillimit të saj, celulave të para e deri në përfundimin e luftës.

You might also like
Comments