Apple ka rreth 100 milionë përdorues aktivë të kompjuterëve Mac

[ad_1]

Në një intervistë për TechCrunch, Apple pohon se aktualisht ka rreth 100 milionë përdorues aktivë të kompjuterëve Mac.

Edhe pse kompania është krenare për mënyrën me të cilën funksionon zyra e Mac, shifrat të cilat kompania i ka publikuar paraqesin njohje indirekte se Microsoft është dominues në tregun desktop.

Shifrat e Apple për 100 milionë përdorues aktivë të Mac flasin se ka katër herë më pak përdorues se sa Windows 10.

Përkujtojmë se Microsoft qysh në shtator njoftoi se Windows 10 është instaluar në më shumë se 400 milionë kompjuterë.

Natyrisht, duhet pasur parasysh se të dhënat e Microsoft-it vijnë nga shtatori, andaj tash dallimi është më se i dukshëm.

Pasi që Windows ndodhet në 1,5 miliard pajisje, Apple nuk ka kurrfarë shanse që ta arrijë.

Shikuar nga ana e tregut, edhe më tej dominon Windows 7 me pothuajse 50 për qind të pjesëmarrjes në kompjuterë, derisa Windows 10 është i dyti me rreth 25 për qind.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

[ad_1] Në internet ka mjaft gjëra irituese dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *