Apolonia gati për rifillimin e kampionatit

0
Gjigandi

Apolonia ka qenë gjithmonë një prodhuese talentesh për futbollin shqiptar dhe shumë prej lojtarëve të Superiores apo dhe futbollistë të kombëtares, në të shkuarën kanë mbajtur veshur fanellat e klubit fierak.

Aktualisht një pjesë e mirë e lojtarëve të ekipit Shpresa vijnë gjithashtu nga Apolonia, skuadër që po lufton për t’u ngjitur në Superiore, ku rivaliteti është i madh me Lushnjën dhe Pogradecin.

Mesfushori Aleksander Zaimaj dhe portieri Romeo Harizaj shprehen besimplotë se këtë vit jeshilët do të rikthehen mes më të mirëve.Ndërkohë që Aleksandër Zaimaj forcën e Apolonisë e shikon te oreksi i lojtarëve për fitore.

Apolonia këtë vit ka befasuar dhe në Kupë ku kundërshtari do të jetë Kukësi. Një emër i madh, por Apolonia kërkon sërish surprizën. Për Zaimajn kjo sfidë do të jetë dhe një vitirinë e mirë për futbollistët e ekipit për të rënë në sy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu