Anulohet meçi i Pllanës, kundërshtari rezulton me COVID-19

0
Gjigandi

Meçi i boksit mes Genc Pllanës dhe Raphael Igbokwes, i paraparë të zhvillohet në orët e hershme të së mërkurës (sipas kohës lnë Kosovë) me kohën tonë, është anuluar pasi Igbokwe ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Përballja ishte paraparë të zhvillohet në Las Vegas në mbrëmjen e Top Rank.

“Kundërshtari im ka rezultuar pozitiv në testin e dytë për Covid, kështu që lufta është anuluar. Po prisja me padurim ngjitjen në ring dhe të bëja meç të mirë. Por fatkeqësisht meçi u anulua”, ka shkruar Pllana.

Rezultatet e testit të Covidit dolën më pak se 24 orë para meçit, shkruan Boxingscene.

Pllana 26-vjeçar ka 8 fitore, një humbje e një barazim. Humbjen e vetme e pësoi pikërisht nga Igbokwe vitin e kaluar.

RonaTyra

Mbrëmja e Top Rank do të transmetohet në rrjetin televiziv ESPN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu