Anulohet mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Nuk shoh asnjë arsye për mospjesëmarrje

0
Gjigandi

Bashkëkryetari për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri e ka quajtur mospjesëmarrjen e opozitës sot në Këshill Politik si një ngjarje fatkeqe për progresin.

Gjiknuri thotë se nuk sheh asnjë arsye serioze për mos marrë pjesë dhe i bën thirrje opozitës të rimarrë vendet.

Më tej Gjiknuri thotë se sot do miratohej një paketë në tryezë dhe që do hiqej një punë e madhe nga puna për Reformën Zgjedhore.

“Progresi i reformës zgjedhore është shumë i rëndëssishëm për kapitalizimin politik. Për këtë arsye, reforma duhet të përmbyllet brenda majit. Unë I bëj thirrje opozitës dhe shpreoj që ata të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat. Sot kishim një paketë, që mund të hiqte nga tavolina shumë çështje. Për këtë I bëj thirrje opozitës të ulet në tryezë.
Ngjarje fatkeqe për progresin. Pavarësisht zhvillimeve dhe kauzave Reforma Zgjedhore është nevojë për kapitalizimin e të gjitha kauzave. Nuk shoh arsye se pse duhet të ndërpritet. Dua ta mbyll duke i bërë thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre, sot kishim një paketë të tërë që priste miratimin në tavolinën tonë. Opozita të ulet menjëherë në tavolinë dhe të vijojmë negociatat.”- tha Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu