Anulohet kampionati në Brazil, 14 lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë me COVID-19

0
Gjigandi

Kampionati rajonal, Santa Catarina në Brazil, filloi me datë 8 korrik, me sfidën mes Chapecoense dhe Avai. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe nesër, planifikohej të luhej ndeshja e kthimit në fushën e Avai.

Por “bomba” plasi 24 orë para fillimit të kësaj sfide kthimi. Sot, u konfirmua nga një deklaratë zyrtare se 14 futbollistë të Chapecoense, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Si pasojë, kampionati rajonal Santa Catarina, është anuluar.

Brazili është vendi më i prekur nga koronavirus në Amerikën Latine, me plot 42 mijë të prekur dhe gati 500 të vdekur. Santa Cantarina është ndërprerë për momentin dhe ditët e ardhshme, do të ketë një njoftim nëse do të rifillojë apo të ndërpritet totalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu