Anulohet çmimi “The Best” për vitin 2020, nuk do të ketë fitues

0
Gjigandi

Sipas Marca, FIFA ka vendosur të anulojë çmimin “The Best” 2020 për arsye shëndetësore.

Ceremonia do të zhvillohej në Shtator në Milano, në një prej rajoneve që është prekur më së shumti nga koronavirusi.

FIFA, megjithatë ka zgjedhur të tregohet e kujdesshme. Sipas Marca, organi drejtues i futbollit botëror ka vendosur të anulojë krejt, dhënien e trofeve të vitit 2020 për “The Best”, Topin e saj të Artë.

Tani lind pyetja nëse do të jepen apo jo çmimet. Edhe pa ceremoni, a do të zgjedh FIFA akoma lojtarin më të mirë të vitit? Sipas Marca, jo, titulli do të mbetet pa fitues në vitin 2020.

Vlen të potencohet se Lionel Messi fitoi këtë çmim në vitin e kaluar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu