Ancelotti, ‘sparkatë’ ndaj gazetarëve: Jemi të lënduar, por jo të poshtëruar. Barcelona e meritoi

0
Gjigandi

Ancelotti foli për mikrofonët e “Movistar Plus”, nga fusha e stadiumit “Rey Fahd”, pas ceremonisë së dorëzimit të medaljeve. Ato të artat shkuan për Barcelonën, që fitoi ndeshjen 3-1 dhe Superkupën e Spanjës.

A është një nga ato disfata që mund të bërë pasoja…

Jo. Duhet të mësojmë, është një kohë e vështirë dhe kaq. Ju duhet të bëni shumë gjëra. E dinim që para ndeshjes se skuadra nuk ishte në maksimumin e saj. Kemi disa mangësi për të përmirësuar. Me siguri do të kthehemi. Është një shuplakë e fortë që marrim, por duhet të shohim përpara, të përgatitemi për ndeshjen kundër Villarrealit.

Cilat janë ato mangësi? Çfarë i mungon skuadrës suaj?

Kemi bërë dhurata në dy golat e parë. Loja filloi në mënyrë të barabartë, pa shumë ritëm. Kur u hap rezultati, katalanasit patën më shumë besim. Shmangia e dhuratave është e para, sepse kemi dhënë dy të tilla sonte, më pas luajtëm si ekip. Duhet të përmirësojmë edhe gjendjen atletike.

RonaTyra

Janë dy dështime tejet serioze që kushtojnë shumë dhe më pas luhatjet në mbrojtje. Si korrigjohet kjo?

Me punë, duke korigjuar gabimet që kemi bërë. Kundër Valencias treguam diçka të mirë në mbrojtje, sonte bëmë përsëri gabime. Duhet të punojmë për këtë.

Çfarë ndjenjash ju lë kjo finale?

Më shqetësojnë gabimet individuale, ishte një ndeshje e keqe për të gjithë. Kur jemi përpjekur të rikuperojmë, kemi gabuar.

Ka qenë jo vetëm humbje, por thuajse poshtërim…

Është mungesë respekti të thuhet se u poshtëruam, ngaqë humbëm ndaj Barçës. Mos harroni se e mundëm në La Liga. Katalanasit kanë luajtur më mirë dhe e merituan Superkupën.

A po vuan skuadra juaj fizikisht?

Duke marrë parasysh gabimet që bëmë, Barcelona luajti më mirë. Pikë.

Situata duket jo pak kritike…

Është një moment i komplikuar, i vështirë, siç ndodh zakonisht në një sezon. Është një moment vështirësie që duhet ta rregullojmë me përkushtim, së shpejti, me qëndrimin e zakonshëm.

Çfarë ju shqetëson?

Kur pëson tre gola, duhet të përmirësosh aspektin mbrojtës.

A mund të jetë një pikë kthese?

Është e vërtetë që momenti i ekipit nuk është i mirë. Le të mblidhemi. Ky ekip ka kualitetin për të qenë sërish konkurrues. Jemi shumë të lënduar, Real Madridi zakonisht i fiton finalet. Sidoqoftë ka mbetur shumë deri në fund të këtij sezoni, ne do të luajmë deri në fund. Nuk është në logjikën time të flas për poshtërim, më duket shumë si kritikë. Në sport herë fiton e herë të mundin.

A ju ka munguar, mbi të gjitha, intensiteti?

Skuadra ka pasur pak intensitet, pak sukses, ka pasur 25 humbje topi në pjesën e parë. Nuk ka qenë e fortë në lojën një kundër një. Ka qenë një ndeshje jo e plotë në të gjitha aspektet.

Si zgjidhet kjo?

Duhet të ngremë kokën shpejt, të mendojmë se çfarë do të bëjmë. Ajo që do të bëjmë është të jemi sërish konkurrues dhe të fuqishëm. Aspekti mbrojtës po na kushton më shumë për momentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu