Analiza Covid në qendrat shëndetësore, PCR gjaku dhe grafi për të dyshuarit si të infektuar

0
5
Gjigandi

Në 3 qendrat shëndetësore të specialiteteve në Tiranë tashmë ofrohen vizita për personat që kanë shenja të ngjashme për Covid. Por qytetarët duhet të kenë një rekomandim të mjekut të familjes që të mund të kryejnë analizat dhe grafinë, për të marrë mjekimin, deri në pritje të rezultatit të tamponit.

Vonesa e përgjigjes së tamponit shpesh herë i ka bërë qytetarët të marrin mjekimin e gabuar, ose të mos mjekohen.

Për këtë Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë kompetencat e qendrave shëndetësore të specialiteteve në kryeqytet të kryejnë analizat e gjakut PCR dhe grafi për personat e dyshuar për Covid.

Këto analiza nuk zyrtarizojnë përfundimisht nëse pacienti është i infektuar me Covid apo jo, por mban nën kontroll shëndetin e tij.

“Është analizë gjaku që tregon proteinën C- reaktive  në gjak që tregon ka inflamacion apo jo. Është analizë e thjeshtë gjaku, jo tampon. Janë edhe analiza të tjera që duhet të vendosin një diagnozë.”

Në një qendër shëndetësore, në ditë vizitohen rreth 20 persona, dhe pjesa më e madhe e tyre rezultojnë  si të dyshuar pozitiv.

“Vetëm analiza PCR për Covid fillimisht e kemi hedhur me 20 pacientë në ditë, kanë dalë gati 80% që kanë pasur inflamacion.”

Analizat laboratorike dhe imazherike janë të përcaktuara sipas një fashe të caktuara orari, për të shmangur radhët e gjata, kështu nga ora 10-12 do të kryehen analizat e gjakut PCR, ndërsa ato imazherike kanë një orar të më vonë.

Qendrat Shëndetësore do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të festave të nëntorit për pacientët e dyshuar me Covid.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu