Amos tenton të puthë Dean, ja si reagoi ajo

0
Gjigandi

Është parë që në fillim një tërheqje midis Amos Zaharias dhe Dea Mishelit. Ndonëse deri tani asnjëri nga ata nuk e pranon se janë diçka më shumë se shokë, por veprimet e tyre tregojnë të kundërtën.

Amos dhe Dea e kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në buzë, ndonëse ishte në kontekstin e provës së javës që ju dha më herët, ku duhet të improvizonin një skenë filmi.

Së fundmi, Amosi ka tentuar ta puthë sërish Dean, jo më “i detyruar” por sepse donte vetë. Ndërsa Dea nuk e ka lejuar duke larguar kokën.

Më herët, blogerja në një bisedë i ka thënë Amos Zaharias, pretendentit për t’i fituar zemrën që të mos merret me të.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se i pëlqen biseda me të, por kaq. Teksa po e thonte këtë Dea Mishel po qeshte, çfarë na bën të mendojmë që nuk e kishte seriozisht, thjesht “ka frikë” të përfshihet në një histori të tilllë brenda shtëpisë.

RonaTyra

Pjesë nga biseda:

Dea: “Mos u merr kaq shumë me mua, ta kam thënë edhe atë natë që ishe i pirë.”

Amos: “A je e sigurt?”

Dea: “Të vlerësoj si njeri. I vlerësoj bisedat që bëjmë së bashku, janë pjesa më e këndëshme e qëndrimit këtu. Por mos u merr me mua.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu