Amerika i fut në “sherr”, debati ndërmjet Ballës e Vasilit

19

Një koment i kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në lidhje me urimin që i ka bërë Nancy Pelosit si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, ka ngjallur debate vrituale me kolegët e opozitës.
Pas postimit të Taulant Ballës, ka ardhur reagimi i deputetit të LSI-së Petrit Vasili i cili shprehet se Balla ja hoqi një mandate demokrates,
Postimi i Vasilit:
Zoti e ruajte Taulant Ballen!!
Ç’pati qe ja hoqi nje mandat Nancy Pelosit!!
Nuk e di i varferi qe Nancy Pelosi ka qene kryetare e Kongresit Amerikan dhe u zgjodh sot per here te dyte dhe jo per here te pare sic e di Balla.
Kohe e shkollepakesise eshte kjo e rilindjes!!
Lexojeni vete se ç’shkruan..

Por nuk ka munguar dhe kundërpërgjigjia e Ballës i cili i drejtohet Vasilit në lidhje me këtë qëndrim:
u lutem dikush t’ia përkthejë Petrit Vasilit.
O Petrit! Zonjën e nderuar Pelosi e urova për rikthimin “returning” në krye të Kongresit, si gruaja e parë që e ka mbajtur vite më parë dhe u rizgjodh sot.

You might also like
Comments