Ambasadorja Kim: Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet

0
Gjigandi

Sot u betuan para Presidentit, Ilir Meta tre prokurorë të SPAK, për të cilët ka reaguar edhe ambasadorja e ShBA, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja kërkon progres në reformën në drejtësi, për të cilën thotë se duhet të përshpejtohet hap pas hapi.

“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë Prokurorinë e Posaçme të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi”, shkruan ambasadorja e ShBA-së në twitter. 

 Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili tha se duhet të punojnë në mënyrë profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu