Një arkivol në të cilin janë vendosur disa mesazhe lidhur me çështjen e taksës 100%, është vendosur sot pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo në lidhje me njoftimin e fundit të Kryeminsitrit Albin Kurti i cili të enjten tha se do ta heq tarifën ndaj mallrave serbe, raporton JOQ Kosova.
Ky aksion është bërë nga të rinjtë e AAK-së, të cilët thanë se simbolizon ”varrosjen e premtimeve” të Kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, të rinjtë e kësaj partie kanë realizuar edhe aksione të tjera si vendosja e produkteve serbe para zyrës së Kurtit.