Albin Kurti takohet me Edi Ramen ne Tirane – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, është takuar mbrëmjen e kësaj të premteje me kryeministrin Edi Rama. Ky është takimi i parë i Ramës me Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe është zhvilluar në kryeministri. Bashkëpunimi mes dy vendeve, zgjerimi i marrëveshjeve si dhe çështja e Shengenit Ballkanit janë disa nga çështjet e trajtuara në takim. Kurti ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Paqes për Europën Juglindore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu