Alban Peza, modeli i vrasësit të heshtur për shoqërinë

0
Gjigandi

Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe “shfaqje” të reja për vendin tonë. Pjesë e tyre ishin kriminelucët që shisnin drogë.

Tipa ordinerë të kohës, që kryenin një aktivitet po aq ordiner. Për atë kohë edhe për këtë që jetojmë.

Kaluan vitet dhe disa prej këtyre që mbijetuan, ndërruan gradualisht petkun duke u kamufluar si bisnesmenë. Dhe me këtë titull të lartë, vijuan aktivitetin, por pak më ndryshe. Filluan të grabisin prona, troje dhe pasuri të mbi e nëntokës.

Një rast tipik është ai i Alban Pezës, i cili nga një trafikat droge është kamufluar si biznesmen, ku përmes pazareve, mashtrimeve, intrigave dhe fijeve të korrupsionit ka marrë koncensione nafte, leje për kulla dhe favore të tjera që burojnë nga pushteti.

Ky personazh i pa shkolluar është me rekorde të theksuara kriminale. I arrestuar, dënuar dhe dëbuar për vepra të rënda penale, sot zotëron fushën e dytë më të madhe naftëmbajtëse dhe nxjerrëse në vend.

RonaTyra

Personazhe “elitë” si Alban Peza janë ata që quhen vrasës të heshtur të një shoqerie.

Vishen bukur, lyejnë flokët, “hekurosin” lëkurën e ftyrës dhe trupit me gjilpëra dhe marrin pjesë në jetën mondane të vendit, duke sfiduar edhe drejtësinë.

Ky është modeli Alban Peza. Të miksosh krimin me politikën dhe bisnesin, t’ia hedhësh drejtësisë, e të bësh konfuz një milet të tërë: “Ky është gangster a bisnesmen”?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu