Alba Çobaj, për nënat shtatzënë: Pse nuk kam frikë nga lindja natyrale

0
Gjigandi

Alba Çobaj ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë periudhën e pritjes së ëmbël, madje edhe duke rrëfyer çdo ndryshim që po ndodh me trupin e saj në javët e fundit të shtatzënisë.

Së fundi, Alba ka treguar se nuk ka frikë nga lindja natyrale. Me informacionin që gjendet kudo në libra dhe internet, ajo ka zbuluar “Hypnobirthing” – një lloj teknike që lehtëson dhimbjet e lindjes dhe ankthin e orëve të fundit të pritjes së ëmbël.

Alba e ka postuar videon në kanalin e saj në YouTube dhe jep më shumë detaje të kësaj teknike për të gjitha ato vajza që po bëhen apo do bëhen nëna.

“Më pyesni shpesh nëse kam frikë nga lindja natyrale dhe çfarë bëj për stresin dhe ankthin para lindjes. A mund të kemi një lindje me sa më pak dhimbje? Unë mendoj që po, prandaj ju ftoj të ndiqni videon e përgatitur dhe ta ndani me mikeshat tuaja që janë në pritje të ëmbël”, – thotë Alba në videon e saj prezantuese.

Falë teknikave të relaksimit, ju do jeni në gjendje të përballoni më me lehtësi momentin e e lindjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu