Alarm për sulm ajror në të gjithë Ukrainën

0
Gjigandi

Në Ukrainë kanë rënë “këmbanat” për një sulm ajror, duke rritur frikën tek të gjithë. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase duke publikuar një hartë të vendit tërësisht “me të kuqe”. Sipas BBC, një grup monitoruesish që mbulon zhvillimet në Bjellorusi ka raportuar se nga territori bjellorus është ngritur një avion luftarak.

Rikujtojmë se ushtria ukrainase ka filluar përgatitjet për një sulm të ri të mundshëm nga trupat tokësore ruse nga Bjellorusia në drejtim të kryeqytetit Kiev, prej dy javësh.

Një kolonë shumë e gjatë tankesh dhe automjetesh ruse është shkatërruar në pyjet e dendura në veri të Kievit.

Në orën 14:37 me orën lokale, sirenat filluan të binin në kryeqytetin e Ukrainës, si dhe në rajonet Volyn, Kirovohrad, Dnipropetrovsk, Poltava, Kharkiv, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia. Më pas alarmi është përhapur në të gjithë vendin në pak minuta, raporton “Ukrainska Pradva”. Tingulli i alarmit nënkupton kërcënimin e sulmeve raketore dhe ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu