Akuza për pastrim parash dhe korrupsion/ Ja 15 provat që do “fundosin” Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

0
22
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të jetë i vetmi që do të japë llogari përpara Prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit sa i takon lajmit të publikuar në 16 maj të këtij viti nga gazeta e madhe austriake, “Kronen Zeitung” , se ai pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump më 20 janar të vitit 2017.

Dy ditë më parë ishte ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi në SPAK presidentin Meta në lidhje me këtë aferë, ndërkohë që gazeta “SOT” ka siguruara kallëzimin e plotë, teksa bie në sy se të paditur janë edhe kryetarja aktuale e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo. “Kallëzues: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .

Kundër: Z. Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë, Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator i kompanisë Dorelita Limited me seli në Qipro”, thuhen në padi.

Çifti presidencial akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Më tej në kallëzimin që Valteri ka bërë në SPAK dhe që gazeta e disponon të plotë, ish-deputeti hedh akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët së bashku me dy persona të tjera i akuzon se kanë kryer disa vepra penale, sikundër janë korrupsionit, deklarimi i rremë, evazion fiskal dhe pastrim parash.

“Objekti: Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj shtetasve të sipërpërmendur, për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b i K.Penal; “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal; “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i K.Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në padi.

Ja 15 provat që do fundosin presidentin në ikje:

Por përveç disa veprave penale që rëndojnë mbi Metë, Kryemadhin dhe Tavon, duket se kjo treshe do të fundoste edhe për faktin se në padinë që ka bërë në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit, janë plot 15 prova dhe fakte që tregojnë rrugën dhe abuzimet e bërë nga zyrtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, vetëm e vetëm se ish-kreu i kësaj partie dëshironte të kishte një foto me ish-Presidentin e SHBA, Donald Trump:

1. Kontrata e lobimit midis McKeon Group – LSI / Ilir Meta datë 06/01/2017.

2. Kontrata e sipërpërmendur e përkthyer në shqip.

3. Deklarimi i McKeon Group në FARA ku pasqyrohet kontrata me LSI dhe Ilir Meta.

4. Kontrata e lobimit midis McKeon Group – Dorelita Limited datë 28/03/2017.

5. Kontrata e sipërpërmendur e përkthyer në shqip.

6. Deklarim i McKeon Group në FARA ku pasqyrohet kontrata me Dorelita Limited.

7. Deklarimi i McKeon Group në FARA me 20/06/2017, ku pasqyrohet marrëveshje me Dorelita Limited dhe ofrohen shërbime për Ilir Meta dhe LSI.

8. Foto dhe Postimi në llogarinë në facebook të McKeon Group i Ilir Metës dhe Pronarit të McKeon Group, Hoëard Buck McKeon.

9. Artikulli i gazetës prestigjoze amerikane Mother Jones më 25 Prill 2018 me titullin: Si një kompani guaske përtej detit përdori një kongresmen të partisë republikane për të lobuar për Trump dhe Kongresin.

10. Artikulli i sipërpërmendur i përkthyer në shqip.

11. Artikulli i gazetës prestigjoze austriake Kronen Zeitung i datës 16/05/2022 me titull: Dëshmitari kryesor kërkon mbrojtje në Vjenë: thriller për Presidentin.

12. Deklarimi Periodik Pasuror i vitit 2017 për Subjektet Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

13. Pasqyrat financiare të vitit 2017 të Lëvizja Socialiste për Integrim .

14. Lista e Subjekteve offshore të deklaruara në shtetin e Qipros ku në faqen nr.7 pasqyrohet shoqëria Dorelita Limited.

15. Ekstrakti i Dorelita Limited./gazetasot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu