Aktorja e famshme, në pritje të fëmijiës së parë

0
Gjigandi

Aktorja e famshme Emma Roberts dhe partneri i saj Garrett Hedlund do të bëhen prindër. Lajmin e ka bërë të ditur Us Weekly, sipas së cilës aktorja 29-vjeçare është në pritje të fëmijës së parë. As Roberts dhe as Hedlund nuk e kanë komentuar lajmin që po qarkullon me shpejtësi në të gjitha mediat.

Lidhja e çiftit u bë publike në mars të 2019-ës, kur ata u fotografuan të kapur përdore në Silver Lake. Në janar të këtij vitit një burim tha për Us Weekly se lidhja mes të dyve nuk ishte diçka serioze.

“Momentalisht ata nuk kanë në plan as martesë e as fejesë. U pëlqen të dalin dhe të shoqërohen bashkë dhe marrëdhënia e tyre është më shumë për qejf sesa serioze.”, -tha burimi duke shtuar se çifti thjesht po shijonte lidhjen pa presione.

Roberts ka preferuar që ta mbajë marrëdhënien private dhe nuk është pronocuar asnjëherë në media. Madje në maj të vitit të kaluar, në kopertinën e Cosmopolitan ajo refuzoi t’i përgjigjej pyetjes për lidhjen e saj me Hedlund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu