Aktorja 47 vjeçare Gwyneth Paltrow shfaq trupin e tonifikuar dhe rrëfen stresin e izolimit të COVID-19

0
Gjigandi

Gwyneth Paltrow ka kryer izolimin e saj të koronavirusit në Los Angeles bashkë me dy fëmijët, Apple and Moses, dhe bashkëshortin e saj Brad Falchuk.

Por përveç mbajtes së trupit në formë, aktorja 47-vjeçare thotë së fundmi në një intervistë se izolimi e ka bërë të ndjente si ‘si stres emocional po ashtu dhe paqe.’
“Deri atëherë as që e kisha kuptuar ngarkesën që ritmi i jetës normale shkaktonte ndaj trupi tonë, mendjes dhe sistemit tonë nervor”, thotë aktorja fituese e çmimit Oskar.
“Teksa jemi kufizuar të qëndrojmë brenda shtëpive tonë, situata ka sjellë stres emocional për shumë njerëz ndërsa për të tjerë ka sjellë paqe, unë në rastin tim i kam provuar të dyja”.
Tanimë aktorja thotë se ka zbuluar stërvitjen dhe nuk trembet më prej saj.
“Tani pas epidemisë ndjehem ndryshe, e lë trupin të bjerë në gjumë dhe të zgjohet sipas ritmeve të tij natyrale, kam fëmijët me vete gjatë gjithë kohës, hamë bashkë dhe bëjmë biseda domethënëse me njëri-tjetrin”.
“Përpiqem të stërvitem çdo ditë për kurrizin dhe qafën. Bashkë me burrin Brad, bëjmë të paktën tre-katër shëtitje në ditë. Bëj gjithashtu mësime online meditimi: Tracy Anderson, , Bulldog Joga, CorePower Joga.”
Gwyneth thotë më tej: “Gjithmonë kam besuar se gjërat e këqija që na ndodhin bëhem motivi kryesor i jetës. Është e çuditshme si e krijojmë shkencën tonë personale rreth eksperiencave të fëmijërisë apo si kolegët tanë reagojnë ndaj problemeve tona”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu