Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Kosova u nënshtrohet proceseve të tilla, ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në

0
Gjigandi

“Në praktikën ndërkombëtare kjo është e pashembullt dhe kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga disa vendas dhe të huaj, flas për ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Asnjë nuk më tha që ka një praktikë ndërkombëtare që mund ta integrojë tekstin e djeshëm. Për t’u kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të Kosovës do u nënshtrohen proceseve të tilla sa herë ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në”, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, sa i takon aktakuzave në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga Prokuroria e Hagës.

Më tej, Rama u shpreh:
“Nuk ka dy individë që janë dhe autoritete që kthehen botërisht në të akuzuar pa akuzë, ose kjo është eksperiment i një drejtësie ndërkombëtare, se kjo nuk diskutohet. Po kjo e fundit është çmenduri. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal, dhe nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi, dhe ajo e proceseve të përsëritura është mungesë. Kjo është pak po e thënë nga një piktor është e sigurt. Dua të them që ky tribunal është i padrejtë sa i pashmangshëm dhe kjo është pse unë mendoj që Thaçi, Veseli e të tjerë që e votuan në 2015-n kanë bërë gjënë e duhur. I pashmangshëm, pas shuarjes së UÇK-së lufta e zjarrtë më armë u kthye në një të ftohtë për njohjen e shtetit.Në radhë të parë del në mënyrë të dhimshme një nga rezultatet e dritëshkurtësisë e paaftësisë për të ndarë bërllogun lokal nga kjo temë kombëtare. Për mos ta kthyerr në një cfurk për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit. Barrikadat nuk forcojnë Kosovën, por Serbinë. Ka një njeri që flet më një drejtim, dhe siç nuk zgjedh fqinjin nuk zgjedh as kundërshatrin, dhe nëse kjo është Serbia dhe kjo është e pashmangshme dhe detyrimi për të folur me mjete demokratike jo me pushkët e Facebook-ut, ky sot është një nga rezultatet. Por mbështetja që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë këtij tribunali tregon se nuk kanë asgjë për çfarë të tremben.”
Për ta përmbyllur me;
“Kjo është një e vërtetë për t’u thënë, mallkimi që do i ndjekë sepse mendonin se do e çlironin Kosovën me pushkë. Në Kosovë gjithë populli është ushtar për botën demokratike dhe kjo nuk është dobësi. Me atë tekstin e djeshëm nuk do amnistohet kurrë, një njoftim në ajër që i bie kokës dy figurave. Kjo është një çorbë, përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe do e bëjë Kosovën me të mirë dhe pse nuk duket kështu sot.”

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu