Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

0
Gjigandi

Mbi aktakuzat që ka ngritur Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka reaguar deputeti opozitar Kostaq Papa.

Gjatë fjalës së tij në hyrje të seancës parlamentare, Papa kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të dalë me një rezolutë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
“Kërkoj nga parlamenti të dalë me një rezolutë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Dy parlamentet, Shqipëria dhe Kosova të mblidhen, por edhe përfaqësues nga Çamëria duhet të mblidhen në Prizren para 1 korrikut për të shpallur të drejtën shqiptare për bashkimin kombëtar”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Gramoz Ruçi iu përgjigj duke i thënë ta depozitojë në Kuvend kërkesën sipas procedurave.
Seanca e sotme plenare është e para pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore si pasojë e situatës së COVID-19, megjithëse masat mbeten në fuqi.
Në rend të ditës janë disa çështje të rëndësishme, ku pritet të niset me raportimin e dy kryetarëve të institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami. Në rend dite është edhe rifillimi i punës së shërbimit të gjyqësor, pas situatës së COVID-it.
Ndërkohë, do të diskutohen edhe dy projektligje që janë kthyer nga presidenti Ilir Meta, ai për “Shërbimet e pagesave” dhe “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të një porti të llojit MBM në Porto- Romano Durrës”.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu