Akt mafioz në Itali/ Kërcënohet presidenti i klubit të Serie A, koka derri në derë

0
Gjigandi

Presidenti i Leçes në Serie A, Saverio Sticchi Damiani është kërcënuar mëngjesin e sotëm. Në pallatin ku banon juristi i njohur janë gjetur dy koka derri në gjak dhe një shënim kërcënues në drejtim të tij.

Mesazhi ka qenë drejtpërdrejt për presidentin, pasi letër kërcënuese është gjetur edhe pranë studios së tij të avokatisë. Policia po heton për çështjen, me Leçe që u ngjit në Serie A sezonin e fundit.

Akti i kërcënimit mafioz ka bërë që shumë nga emrat e njohur të Serie A të solidarizohen me Damianin.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu