Aksion në Durrës/ Kapen 4 persona për dhunë në familje, drogë, e falsifikim dokumentesh, 3 të tjerë në procedim

0
Gjigandi

Nga aksioni policor në Durrës gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 persona, 3 janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Këta shtetas akuzohen për vepra të ndryshme penale si kultivim kanabisi, shpërdorim detyre, kalim kufiri me dokumenta false, veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, dhunë ndaj bashkëshortes dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në njoftimin e policisë thuhet se në fshatin Nikël, në Krujë, u arrestuan një 72-vjeçar dhe një 26-vjeçar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me  detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

RonaTyra

Po ashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar Xh. M., 29 vjeç, pasi në PKK, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 56 vjeçar, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.

Policia ka arrestuar edhe një 36 vjeçar, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

D., 37 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. T., 27 vjeç dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit R. Z., 82 vjeçe, K. B., 25 vjeçe dhe L. T., 54 vjeçe, pasagjere në mjet.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me  detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu