Aksidenti që për pak u kthye në tragjedi tek Megatek/ Abc24.al ndërton skenën në 3D si ndodhi ngjarja ku la të plagosur rëndë 2 fëmijë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në 07.07.2022 në ambientet e Megatek. Dy të mitur janë aksidentuar rëndë, duke rrezikuar edhe jetën pasi ishin të punësuar në këtë kompani.
Aktualisht të miturit 14 dhe 16 vjeç Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha ndodhen në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësorë, me hemorragji të vazhdueshme dhe nevojë për gjak.
Të dy fëmijët e mitur kanë fraktura të njëjta në trup, sakaq familjeve nuk u janë përgjigjur për të mbuluar shpenzimet e spitalit, duke i braktisur.
Duke u bazuar në dëshminë e të miturve, Abc24.al ka ndërtuar skenën se si ka ndodhur aksident në ambientet e megatek, që për pak u kthye në tragjedi.

Ngjarja është përpjekur të mbahej e izoluar dy minorenët Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha ranë nga vinçi, pasi ky i fundit u shkëput duke i shkaktuar thyerje të ndryshme në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë.
Fillimisht të dy u dërguan në spitalin Hygea, por për shkak të gjendjes së rënduar nga ora 16:00 u dërguan në spitalin Ushtarak në orën 20:00 në rrezik për jetën pasi kishin humbur shumë gjak.
Të miturit kishin shkuar për të fituar dy të ardhura më shumë për familjen, ndërkohë mungesa e mjeteve mbrojtëse gjatë punës u kushtoj fëmijëve shtrenjtë.
Direkt pas këtij krimi, Megatek nxori jashtë funksioni pavarësisht tentativave tona si media mbyllën çdo urë komunikim.
Megatek, vijon punën normalisht, duke arkëtuar miliona lekë, pavarësisht se në ambientet e saj dy të rinjve iu rrezikua jeta.
Shteti nga ana tjetër si gjithmonë u kap me hallkën fundore të zinxhirit, policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë shtetasin I. GJ. Përgjegjës punimesh në Qendrën tregtarë Megatek.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Abc24.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu