Aksident tragjik/ Rrëzohet avioni, ka viktima

0
Gjigandi

Tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, ky është bilanci i një aksidenti ajror kur një aeroplan i vogël u përplas në rrugë dhe u përfshi nga flakët në Belo Horizonte, Brazil.

Sipas medieve të huaja, aeroplani u nis në aeroportin Carlos Prates, dhe u rrëzua  në një rrugë që kishte makina pak pasi u ngrit në ajër.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se aeroplani ra direket mbi automjete. Në pamjet e regjistruara duken qartë flakët edhe tymi i shkaktuar nga përplasja.

Sipas zjarrfikësve, deri më tani tre persona rezultojnë të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur nga ky aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu