Aksident tragjik në Memaliaj, dy të vdekur

0
3

Dy persona pasagjerë në një automjet, humbën jetën në një aksident të rëndë në aksin Tepelenë-Levan, rreth 4 km larg Memaliajt në vendin e quajtur Krasë.

Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë Syrja SIna dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, mbeti Erjon Sinani.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi më të lartë se sa paralajmërohet në tabelat anë rrugës në këtë aks. Por ajo që ka shkaktuar daljen e makinës nga rruga dhe përmbysjen e saj, është manovra e shoferit për të shmangur një kafshë e cila kaloi në rrugë.

Sipas burimeve nga Policia, pas manovrës shoferit i ka humbur kontrolli i drejtimit të makinës dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë saj.

Po ashtu mësohet, se dy personat që humbën jetën nuk kanë pasur të vendosur rripin e sigurimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here