Aksident në Fier, “Fiati” përplas 23-vjeçarin me motor

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Një automjet i tipit “Fiat” ka përplasur një 23-vjeçar me motor, i cili është në kujdesin e mjekëve në spital.

“Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motori me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.” – njofton policia.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu