Aksident në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, plagosen 5 persona; mes tyre 2 të mitur

0
Gjigandi

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Burime për median bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin M.B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe katër pasagjerët, mes tyre dy fëmijë.

Njoftimi i policisë

Pogradec; Devoll

Informacione paraprake

RonaTyra

Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu