Aksident në aksin Cërrik – Mollas, përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferja dhe pasagjerja

0
Aksident në aksin Cërrik – Mollas, përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferja dhe pasagjerja
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos. Policia bën me dije se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën, theksuan blutë në njoftimin paraprak.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Informacion paraprak/ Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu