Aksident i frikshëm, makina ndahet në dy pjesë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë të dyja makinat janë dëmtuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sa u takon dëmeve materiale, siç mund të duket nga pamjet, automjeti tip Mercedes Benz ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndër automjeti tjetër, ai tip Volkswagen Passat është shkatërruar tërësisht.

Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet hajni në Deçan

Një person është arrestuar mbrëmë në Deçan, pasi që kishte kryer një vjedhje të rëndë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *