Akordi shumë afër, De Ligt po transferohet te gjigantët spanjollë

54

Kapiteni i Ajaxit, Mathiijs De Ligt do largohet nga ekipi holandez në merkaton e verës për të nisur aventurën e re. Barcelona ka një plan konkret për të bërë pjesë të saj.

Me Pique që tashmë është 32-vjeç dhe herët a vonë duhet të bëjë hapa pas në karrierë, De Ligt shihet si njeriu ideal për të ringritur shtyllat e qendrës së mbrojtjes te katalanasit.

Dëshira e tij është të luajë në “Camp Nou”, por dëshiron të marrë disa garanci për të qenë protagonist në fushë si dhe të paguhet si një lojtar i madh që luan në përfaqësuesen e Holandës.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka influencë të madhe te lojtari dhe dihet që është ndër njerëzit me agresivë në panoramën futbollistike.

Barcelona do t’i vijojë bisedimet gjatë ditëve të ardhshme më dëshirën për ta zyrtarizuar sa më parë marrëveshjen me lojtarin 19-vjeçar që këtë sezon i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij te Ajaxi.

You might also like
Comments