Aeroplanët hibridë të kompanisë Zunum Aero përgjysmojnë shpenzimet e fluturimeve

[ad_1]

Kompania Zunum Aero, e cila ka mbështetjen e kompanive Boeing dhe JetBlue, mund të fillojë erën e artë të fluturimeve në ajër.

Zunum Aero tashmë tri vjet po zhvillon aeroplanë të vegjël me motorë hibrid-elektrik, i cili do të paraqiste një “fillim të erës së artë të bashkëngjitjes në fluturimet elektrike”.

Aeroplanët e kësaj kompanie premtojnë se fluturimet lokale do të shndërrohen si alternativë e veturave dhe trenave të shpejtë. Bëhet fjalë për aeroplanë me 10 deri 50 ulëse, të cilët do të zvogëlojnë kohën e udhëtimit për 40 deri 80 për qind.

Për shembull, fluturimi ndërmjet luginës së Silikonit dhe Los Anxhelosit do të zgjasë dy orë e gjysmë nëse vend të pesë orëve.

Duke iu falënderuar shpenzimeve të ulëta të fluturimeve, biletat do të kushtojnë 40 deri 80 për qind më lirë se sa ato aktuale. Aeroplanët do të përdorim karburante vetëm kur kjo të jetë e domosdoshme, në mënyrë që emetimi i gazrave të ulet për madje 80 për qind.

Zhvillimi i baterisë po përparon, ashtu që ato shpenzojnë sa më pak energji.

Bëhet fjalë për motorin hibrid-elektrik, duke iu falënderuar teknologjisë të cilën NASA e zhvillon për aeroplanët e vet elektrikë, transmeton KosovaPress.

Zunum Aero aktualisht po punon në marrjen e certifikatës për aeroplan elektrik, ndërsa e tëra duhet të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm. Fluturimet e aeroplanëve të parë pritet të ndodhin pas vitit 2020 dhe do të kenë distancë fluturimi prej 1.127 km. Kompania synon që të krijojë aeroplanë me distancë fluturimi prej 1.600 km.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

[ad_1] Në internet ka mjaft gjëra irituese dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *