Ademi vijon të mos e njohë 29 Nëntorin, veteranët në Shkodër indinjohen

0
6
Gjigandi

Plot 3 dekada pas ndryshimit të sistemit politik, në Shqipëri, debati për festat e nëntorit dhe ditën e çlirimit të vendit vijon të jetë prezent.

Në Shkodër, dekori festiv dhe programi i hartuar nga bashkia që përjashton datën 29 nëntor, ka indinjuar Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe e Trashëgimtarëve të tyre.

“Me indinjatë dhe keqardhje njëkohësisht shikojmë në programin zyrtar që bashkia ka shpallur, e ka zhdukur, dhe nuk është hera e parë – datën 29 Nëntor, këtë datë shumë të rëndësishme”, është shprehur Zamir Lllazani, kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ.

Llazani i akuzon drejtuesit e bashkisë Shkodër se me këto veprime kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

Zamir Lllazani: Kur datat 28 dhe 29 Nëntor janë dy data kushtetuese dhe për rredhojë ato kanë detyrë juridike për të bërë procedurat dhe protokollin për këto dy data.

Debati publik për ditën e çlirimit të Shkodres, është hapur në Kuvendin e Shqipërisë që në vitin 1992, ku forcat politike të djathta mbronin 28 Nëntorin si ditën e çlirimit ndërsa e majta 29 nëntorin.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu