Abilekaj: Rama ‘pushtoi’ Këshillin Politik me krundet e opozitës, PD gaboi më dërgimin e Bardhit

0
Gjigandi

Analisti, Enton Abilekaj, e cilëson tejet të rëndë gjithçka ndodhi në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Sipas tij, institucioni që u krijua me nismën e mazhorancës dhe të ndërkombëtarëve për të kthyer opozitën e bashkuar në sistem u “pushtua” nga kryeministri Rama dhe “banda e tij e krundeve” të opozitës.

Abilekaj: Sot një institucion i krijuar për ta kthyer opozitën në sistem u pushtua nga të huaj që nuk janë anëtarë të Këshillit Politik dhe nuk kanë të drejtë të ulen në atë tryezë. Këshilli Politik është me katër anëtarë, është formatuar i tillë në bazë të një marrëveshje të 14 janarit me kërkesë të mazhorancës dhe ndërkombëtarëve. Sot u pushtua instituconi nga Edi Rama dhe banda e tij e krundeve të opozitës. Pasi pushtoi institucionin, thoshte hajdeni dhe ju të tjerët.

Pa faj në këtë mes nuk e gjen as opozitën.

Abilekaj: Një nga gabimet e opozitës është që ka pranuar menjëherë të ndryshojë formatin e Këshillit Politik duke çuar atje Gazment Bardhin. Secili mund të ndryshojë anëtarin e tij por jo të shtojë një anëtar më tepër. Pushtimi i sotëm ishte një aventurë haxhiqamiliste e Edi Ramës për të injoruar gjithë faktorin ndërkombëtar dhe për të thënë se ne kemi sovranitet dhe i bëjmë gjërat vetë.

RonaTyra

Kuvendi pritet të miratojë nesër marrëveshjen e 5 qershorit, por për Abilekaj ajo nuk ka asnjë vlerë nëse ndryshon 40% e kodit zgjedhor dhe ndryshon Kushtetuta në nenet që përcakton zgjedhjet.

Ndërsa Rama pas mbledhjes së sotme u mbrojt me ekspertizën e Gumit dhe Rusmailit se ndryshimet kushtetuese nuk prekin 5 qershorin, analisti ka këtë koment.

Abilekaj: Të gjitha ndryshimet që nuk kanë dalë nga komisioni i posacëm për reformën zgjedhore nuk janë fare me mandat parlamentar. Këta që ka lënë Basha jashtë listave dhe janë zemëruar me Bashën dhe pastaj me Berishën, këta opozitarët që shkojnë ku është pushteti, këta ekspertët gjoja të sotëm vetëm sa turpërojnë veten se nuk justifikojnë dot Edi Ramën. Nuk justifikohet Rama me Gumin dhe Rusmailin.

Si një prej firmëtarëve të peticionit të nismës Thurje për hapjen e listave ai shpjegon se firma e tij ka qenë për ndryshimin e sistemit dhe jo të një detaji të tij.

Për Rtv Ora ai thotë se Shqipëria nuk është ende gati për të hapjen e listave, të cilat vetëm sa e komplikojnë sistemin, cilidoqoftë ai.

Abilekaj: Unë kam firmosur peticionin e nismës Thurje për listat e hapura por e kam firmosur që të ndryshojë sistemi jo një detaj i sistemit.Listat e hapura si detaj i një sistemi është herët për të ndryshuar për Shqipërinë, jam kundër listave të hapura sepse do të na kthente në një sistem të ngjashëm me mazhoritarin. Ne e hoqëm mazhoritarin sepse filluan të fortët e zonës të bënin ligjin në zgjedhje, të futeshin në parlament. Unë firmosa që të shkojmë në një proporcional kombëtar. Votimi të bëhej mbi bazën e partive me lista të mbyllura përkohësisht.Listat e hapura vetëm sa e ngatërrojnë sistemin në çdo lloj sistemi. Për këtë kam firmosur unë.

Edhe pse opozita kundërshton ndryshimet kushtetuese, Abilekaj thotë se ajo nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të hyjë në zgjedhje.

Abilekaj: Deri sa u tërhoq nga rruga nuk mund të injorojë përsëri institucionet. Zgjedhjet janë afër, duhet të hyjë në zgjedhje pavarësisht se zgjedhjet mund të jenë të deformuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu