Abi Bank pranë familjeve në nevojë/ Ndan 3.2 ton ushqime në rrethinat e Tiranës, Shkodër dhe Mat

0
Gjigandi

Banka Amerikane e Investimeve dhuroi 3.2 ton produkte ushqimore për familjet shqiptare në nevojë, që banojnë në rrethinat e Tiranës, si dhe familjeve që kanë në banim të përhershëm persona me Aftësi të Kufizuar në Shkoder dhe në Mat. Pjesë e kësaj ndihme janë edhe Food Bank Albania, Qendra Sociale e Bashkisë Tiranë, Caritas Shqipëri, OAZ, që u japin ndihmë familjeve në kushte të varfërisë ekstreme si dhe të pastrehë. Gjatë dorëzimit të pakove, Abi Bank u falenderua në emër të të gjithë përfituesve.

“Falenderojmë sot ABi Bank, që në mënyrë të vazhdueshme kanë qënë pranë nesh sa herë që kemi pasur nevojë. Kërkesat për ushqim vijnë në rritje nga organizatat dhe qendrat sociale. Ne kemi gjetur mbështetje në komunitet dhe specifikisht nga ABI BANK, dhe jemi mirënjohës!”- tha Oltion Shena, Drejtor Ekzekutiv i Food Banka Albania
“Mirënjohje për ABI Bank që ka qënë mbështetës jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë, por edhe gjatë periudhës së tërmetit për Bashkinë e Tiranës. Paketat ushqimore janë shpërndarënë 4 qendra sociale të cilat japin shërbim ndaj shtresave në nevojë, specifikisht ndaj familjeve, fëmijëve e tëmoshuarve në nevojë.”- tha Matilda Zizolli, Drejtore e Qendrës Sociale Multidisplinare, Bashkia Tiranë.
Ndërsa Mirela Juka, menaxhere e Down Syndrome Albania, falenderoi ABI BANK në përgjegjësinë sociale të treguar duke ju bashkuar fushatës së kësaj organizate, sidomos në këtë periudhë që nevoja vijon të jetë shumë e rëndësishme. Por për drejtuesit e Abi Bank, solidariteti është një vlerë që ata investojnë në vazhdimësi.
“Moto jonë është “investo në optimizëm” dhe ne këtë e kemi treguar gjithmonë. Kjo konsiston me ndihmën që ne kemi dhënë gjatë periudhës së tërmetit dhe vazhdon edhe gjatë periudhës së pandemisë.” – tha Erald Dore, zv. drejtor i Divizionit të Kanaleve të shpëndarjes dhe sportit të Rrjetit të Degëve.
Dhurimi i këtyre pakove ushqimore, bëhet në një kohë kur Banka Amerikane e Investimeve, prej disa muajsh u përgjigjet në mënyrë aktive kërkesave për mbështetje të nevojave të ndryshme të komunitetit dhe institucioneve të shërbimit shëndetësor. Disa javë më parë Banka Amerikane e Investimeve dhuroi për shërbimin shëndetësor tre respiratorë për terapi intensive.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu