A pritet mbyllje totale në dhjetor? Ja si përgjigjet Silva Bino

0
6
Gjigandi

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse pritet mbyllje totale në muajin dhjetor si pasojë e avancimit në masë të koronavirusit.

Znj. Bino nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por shprehu domosdoshmërinë e rritjes së përgjegjshmërisë nga ana e qytetarëve.

“Unë s’mund të bëj parashikime. Me rëndësi është që me këto masa të matet impakti.

Përgjegjshmëria për parandalimin e Covid 19 është jo vetëm shtetërore por edhe individuale. Në bashkëpunim me qytetarët”, tha Bino.

Ndërkaq, sa i përket masave, Komiteti Teknik ka propozuar mbylljen e bareve dhe restoranteve, si edhe ndalimin e lëvizjes për njerëzit, prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu