A mund të ketë vend më “Demokratik” dhe “Liberal” se Shqipëria që të durojë kaq shumë !?

43

Gazetari Albano Idrizi me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, duke na cilësuar si një vend  “demokratik” dhe “liberal”.

Këtu mund të bësh cfarë të duash, shprehet Idrizi.

Mund të vrasësh, vjedhësh, përdhosësh identitetin dhe simbolet kombëtare e nuk të thonë asgjë.

REAGIMI:

A nuk jemi ne vendi më Demokratik dhe Liberal i Botes !?

Këtu mund të bësh çfarê të duash.
Mund të vrasësh.
Mund të vjedhësh.
Mund të quash tradhëtarin hero, madje ta varosesh me nderime e me flamur të huaj në tokën tënde.
Të bërtasësh e të çirresh me sa të kesh në kokë, “Poshtë Shqipëria”, vdekje shqiptarëve etj etj.
Mund të bësh poezi për zorrët tona e mund te thuash turllilloj gjërash pa pasur frikë.
Këtu të djegin e të përdhosin flamurin në mes të ditës ca të pafytyrë e ne prap jemi “liberal”, se kështu bejnë vendet e “civilizuara”.
Ketu të marrin detin, tokën të mohojne identitetin, të mohojne histoine, e kjo ndodh ketu tek ne, në vendin që lindi “Liberaloservilismi”.
Mund të na vrasin bashkombasit, e ne në raste te tilla ne nuk reagojme por përmendim konventat, Organizatat Ndërkombetare, etj etj, ndërkohë që djem e vajza shqiptarësh janë tretur pa pasur hiç faj.

A mund të ketë vend më “Demokratik” dhe “Liberal” se Shqipëria që të durojë kaq shumë !?

You might also like
Comments