A ka mbetur gjithçka tek mbiemri i Gridës?

27

Një eufori e madhe ka pushtuar mediat online ku të gjitha po flasin në lidhje me një ndryshim të mbiemrit të deputetes Grida Duma Shqima nga gjyshi i saj rreth viteve 1948.

Sipas një dokumenti të publikuar në disa portale thuhet se deri në këto vite, familja e deputetes ka pasur mbiemrin ‘Suma’.

Ka qenë pikërisht ajo kohë kur ndryshimi i mbiemrit të Gridës ka ndodhur nga gjyshi i saj, vit në të cilin Grida as që nuk kishte lindur.

Ndërkohë në orët e fundi kudo ka dal lajmi, e sic ndodh zakonisht e rëndomtë copy-paste po qarkullon në mënyrë të shpejt ngado…

E për cfarë?

Këtu ka mbetur gjithcka, që të diskutohet sot për mbiemrin e një deputeteje e cila nuk ka asnjë impakt në lidhje me aktualitetin apo gjithcka tjetër që lidhet me objektivat e synimet e një media?

Sot vihet në dukje që ne jemi pikërisht ata persona të cilët mundohemi të shohim e të komentojmë anët qesharake pa pikë konteksti apo cështje të cilat të kenë interes për shoqërinë, e janë pikërisht këto arsye që po tjetërsojnë punën e një media prestigjoze e të denjë e cila shndërrohet në një fuci akumulimi dhe më pas shpërndarje të një llumi për interesa të një apo dy individëve që drejtojnë këto media online.

Cila është arsyeja dhe cfarë duhet të na shqetësoj ne për mbiemrin e Gridës?
Pse po na gënjeka Grida ne, kur ndryshimi i mbiemrit është bërë nga gjyshi i saj në 1946?
Këto janë problematikat kryesore të cilat media duhet të merret sot?
Nëse ne kemi media që sheh gjërat në detaje, përse këto media nuk kanë publikuar sikurse dhe njëherë të vetme me të madhe ndryshimet pozitive që i ndodhin këtij vendi, por shohin cështje të një niveli të tillë?

E pra, media duhet të bëj punën e saj, atë që i takon dhe me vullnet të plotë…

You might also like
Comments