A ju duket sikur koha po kalon më shpejt se zakonisht?

0
Gjigandi

Mendoni për ditën e parë të karantinës. A ju duket sikur ishte vite më parë? Apo mendoni sikur të ishte dje?

Shumë njerëz gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi si pasojë e koronavirusit, po vërejnë se koha po kalon shumë më shpejt se zakonisht. Përderisa disa ankohen se nuk dinë si t’i kalojnë ditët, të tjerët kanë postuar edhe në rrjete sociale, duke u munduar të shpjegojnë për ndjenjën e tyre se javëve të fundit kanë përshtypjen se koha po “fluturon”.

Tani del se, shkenca mund të dëshmojë se pse perceptimi ynë për kohën në karantinë është më ndryshe se në normalitet. “Koha duket se po kalon me të vërtetë të shpejtë”, pajtohet Claudia Hammond, autore e “Hapja e mistereve të Perceptimit të Kohës”, duke theksuar se perceptimi ynë për kohën vjen si rezultat i asaj se si funksionojmë ne në një periudhë të caktuar.

Tani, shumica nuk dallojnë një të diel nga e hëna. Poashtu, nëse bëni çdo ditë të njëjtën gjë – një normalitet ky i ri për të gjithë ata që janë në karantinë – nuk ka nevojë të mbani mend çdo ditë në mënyrë specifike.

Por, pse truri nuk mund të mbajë kohën si një orë të rregullt? Me fjalë të tjera, pse fluturon koha kur argëtohesh, dhe pse ngadalësohet kur mërzitesh?

RonaTyra

Se si truri kalon kohën, varet nga pritjet e tij. Ndërsa, hulumtimet tregojnë se koha brenda e trurit shkon më ngadalë derisa plakeni – që do të thotë se duket sikur ritmi i jetës po shpejton.

Hulumtime të tjera sugjerojnë se perceptimet në lidhje me kalimin e kohës kanë të bëjnë me sasinë e informacionit të ri që merrni; kur jeni të ri, gjithçka duket e re, do të thotë truri juaj ka më shumë për të përpunuar… dhe prej kësaj do të thotë se neve na duket se koha ecë më ngadalë.

Sipas studimeve, koha kalon më shpejt kur jemi në një rutinë të caktuar, kur nuk po mësojmë asgjë të re, kur qëndrojmë brenda një modeli jete. Ju mund të bëni shaka që javën që shkuat me pushime fluturoi shumë shpejt, por nëse ndaloni dhe mendoni për të, ajo javë në të vërtetë dukej se zgjati shumë më shumë sesa java në të cilën jeni duke punuar.

Sipas rezultateve të studimeve, njerëzit ankohen se ka kaluar koha shpejt sepse e kanë dashur atë, jo sepse me të vërtetë ajo po kalon shpejt.

Nëqoftëse kjo ishte një pyetje që po iu shoqëron gjatë ditëve tuaja, atëherë nuk jeni të vetmit. Pas këtyre studimeve, ju mbetet juve të vlerësoni nëse me të vërtetë qëndrojnë këto përfundime, apo ka diçka tjetër në këtë mes?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu