A ju djegin sytë nga kompjuteri? Kjo metodë do t’iu shpëtoj

0
Gjigandi

Shikimi i televizorit për orë të gjata, celulari apo puna para kompjuterit, mund të jenë shkaktarë që ju keni probleme me sytë. Zakonisht personat, që janë në kontakt të vazhdueshëm me ekranet kanë djegie dhe skuqje të syve.

Një nga metodat dhe recetat, që mund ta krijoni në kushte shtëpie dhe mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e këtij problemi është përzierja që përbëhet nga një patate, një kastravec dhe një pambuk i pastër.

Ju mund ta krijoni këtë përzierje duke e grirë pataten dhe kastravecin dhe duke i përzier bashkë deri sa të krijoni një masë homogjene. Më pas shtypini në mënyrë, që t’i merrni lëngun që ato e lëshojnë. Me një pambuk të pastër merrni këtë lëng dhe vendoseni në sytë tuaj. Mbajeni për disa minuta dhe do ta vëreni efektin e menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu