A janë shenjë e infeksionit sekrecionet e shtuara vagjinale?

0
Gjigandi

Është normale që disa ditë para ovulacionit të keni sekrecione të shtuara vagjinale që kanë pamjen sikur e bardha e vezës.

Sekrecione të ngjashme mund të keni edhe pak ditë përpara menstruacioneve.

Normalisht sekrecioni vaginal është i kthjelltë ose lehtësisht i verdhë, derisa sekrecionet me ngjyrë të gjelbër mund të jenë shenjë e infeksionit, sidomos nëse është me droçka, mban erë të rëndë dhe shkakton djegie dhe irritim.

Nëse sekrecioni vaginal është sikur e bardha e vezës, kjo është shenjë se ju jeni në ditët fertile.

Ky lloj sekrecioni ia mundëson spermatozoideve që të notojnë lehtësisht nëpër qafën e mitrës.

RonaTyra

Infeksioni me kërpudha shkakton sekrecione të bardha që shoqërohen me djegie, irritim dhe kruarje të vagjinës e vulvës.

Ky infeksion quhet kandidiazë dhe është shumë i shpeshtë; 3 nga 4 gra e kanë këtë infeksion në ndonjë periudhë të jetës.

Kandidiaza nuk është infeksion që bartet me marrëdhënie seksuale, ndonëse ndodhë më shpesh pas marrëdhënies së parë seksuale.

Konsultohuni me mjekun nëse keni: djegie dhe irritim të vagjinës e vulvës, djegie gjatë marrëdhënieve seksuale dhe urinimit, skuqje dhe ënjtje të vulvës dhe sekret të bardhë të trashë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu