A i keni mbushe 40 vjet? Filloni menjëherë të praktikoni Yoga…

0
Gjigandi

Nuk është kurrë tepër vonë. Nëse jeni apo jo në mes të një moshe të artë, përfitimet e stërvitjes janë tepër të mëdha. Yoga është një ushtrim i shkëlqyer trupor për trupin dhe mendjen tuaj.Në veçanti për ata që janë në të 40-at, përfitimet janë tepër të dukshme. Juve mund t’ju duket që praktikimi i Yoga-s nuk ju jep forcë, por nuk është kështu. Sepse duke praktikuar Yoga, tri herë në javë ju bëni ushtrime për të gjitha pjesët e trupit dhe trurit.

Yoga rrit fleksibilitetin. Teksa plakemi, muskujt dhe nyjet tona bëhen më të brishta  dhe më pak fleksibile. Nuk kemi nevojë për një studim shkencor për ta provuar atë. Yoga ofron një seri mundësisht për të stërvitur  këmbët, vithet, duart dhe shpinën. Në fakt, duke praktikuar Yoga shumë njerëz kanë shëruar dhimbjet e nyjeve.

Yoga po ashtu është e mirë për zemrën tuaj.

Studimet tregojnë se të bërit Yoga ndoshta mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson funskionimin e saj, përmirëson presionin e gjakut dhe hipertensionit, frymëmarrjen dhe fokusimin.

Në të 40-tat Yoga është e mirë për kockat tuaja. Njerëzit në të 40-at e tyre dhe tutje përballen me sfidën e dendësisë më të ulët të kockave, të cilat mund të çojnë në osteoporozë. Duke praktikuar Yoga ju ulni rrezikun e prekjes nga osteoporoza, në veçanti gratë.Një studim tregoi se duke bërë vetëm 12 minuta Yoga në ditë mund të ndryshojë gjendjen e kockave tuaja tërësisht.

RonaTyra

Ndër arsyet më të rëndësishme se pse duhet të praktikoni Yoga, është fakti se Yoga redukton ankthin dhe qartëson mendjen. Yoga tradicionalisht është bërë si një stërvitje përgatitore për meditim. Është  e fokusuar në frymëmarrje.

Yoga është treguar efektive në reduktim të stresit,ankthit, depresionit, përmirësimin e gjumit dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu