A është shqetësuar?

0
Gjigandi

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr shprehet se mezi po pret rastin të duelojë sërish për titullin kampion bote në peshën e rëndë. Titull që ai e mbante një vit më parë, kur mposhti Anthony Joshua, por më pas humvi gjithçka në revansh.

Në atë duel ai hyri si zëvendësues, pa asnjë shans për të fituar, por në fund triumfoi, duke befasuar të gjithë.

“Nuk më ka shqetësuar kurrë fakti që nuk jam unë favoriti për ta fituar duelin.

Gjithsesi, kjo është kënaqësia më e madhe, të triumfosh kur nuk besojnë tek ty. Jam gati për një tjetër duel për titull edhe pse sërish nuk do të jem favorit, por do të befasoj ashtu si herën e parë. Të qënurit favoritë apo jo është thjesht opinion, ringu tregon të vërtetën”, tha Andy Ruiz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu